Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas rrëzimit të Qeverisë “Kurti”.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se që nga 3 shkurti, ditën kur u votua Qeveria, kanë punuar pa u ndalur për të jetësuar programin e zotimet me nderë e përkushtim.
Sipas saj, Qeveria u rrëzua me mocionin e planifikuar nga Thaçi dhe Mustafa.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Më 6 tetor, ju na dhatë mbështetjen për të qeverisur me vendin.
Që nga 3 shkurti, ditën kur u votua Qeveria, ne kemi punuar pa u ndalur për të jetësuar programin e zotimet tona, me nderë e përkushtim.
Sot, Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi&Mustafa.
LDK, sikur edhe herëve të tjera, iu rikthye gjirit të vjetër, iu rikthye atyre që e zhvatën shtetin që 20 vite.
Ndryshimet që i nisëm për shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik e mirëqenien, arsimin e shëndetësinë, na lanë në gjysmë, LDK tradhtoi besimin e qytetarëve.
Të dashur qytetarë, mos u dëshproni sepse ky shtet do të bëhet dhe do rikthehemi edhe më fuqishëm edhe më të fortë dhe atë shumë shpejt dhe do t’i vazhdojmë punët e mira që i kemi nisur!
Irani mbyll sërish ngushticën e Hormuzit: Nën kontrollin ton...
Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Rama: Po nderojm...
Hoti: Duhet të bëjmë padi ndaj Serbisë dhe të kërkojmë drejt...
Zbulohet laborator i madh droge në një fshat të Pejës
Shqipëri: Ulet çmimi i naftës dhe benzinës
Aksioni i Inspektoratit të Punës: 34 vendpunishteve u ndaloh...