Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se po bëhen përpjekje që sa më shpejt të përfundojë raporti i autopsisë, për Agon Zejnullahun, i cili vdiq ditë më parë në Lipjan, ku në pranga kanë përfunduar pesë zyrtarë policorë nën dyshimet për “vrasje nga pakujdesia”,
“Me urdhëresë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dje është kryer autopsia e të ndjerit Agon Zejnullahu. IML-ja është duke bërë përpjekje maksimale për të kryer sa më shpejt edhe analizimin histopatologjik dhe toksikologjik të mostrave indore të marra gjatë autopsisë në mënyrë që të përfundojë sa më shpejt raporti i autopsisë. Instituti i Mjekësisë Ligjore ende nuk ka dorëzuar asnjë raport preliminar për këtë rast”, ka thënë Haxhiu./Indeskonline/.
Me flamuj kuq e zi, studentët shqiptarë protestojnë në Maqed...
Kurti: Me Abdixhikun patëm takim konstruktiv e dashamirës, ë...
Abdixhiku: Nëse s’ka zgjidhje për presidentin brenda 3 javës...
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...