Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar për nënshkrimin e dokumentit i cili avancon transparencën, komunikimin e rregullt me mediat dhe opinionin publik.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu e quajti dokumentin të rëndëshishëm sa i përket planit të komunikimit dh eveprimeve konkrete, shkruan Arbresh.info.
“Komunikimi me mediat dhe publikun, informimi i rregullt, qasja në dokumente dhe vendimet e Ministrisë së Drejtësisë, përgjigjet ndaj pyetjeve dhe interesimit të gazetarëve, kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin përherë në fokus të Ministrisë gjatë mandatit tim.”, shkroi Haxhiu.
Tutje e para e Drejtësisë tha se në mënyrë që të avancohet më tej efikasitetin në aspketin e komunikimit është finalizuar Planit Strategjik për Komunikim 2023-2025.
“Në mënyrë që të avancojmë më tej efikasitetin në aspektin e komunikimit, pas një angazhimi dhe pune të gjatë nga ekipet brenda kabinetit dhe Ministrisë, është hartuar dhe finalizuar Plani Strategjik për Komunikim 2023-2025, zbatimi i së cilit do të prodhojë edhe më shumë rezultat në këtë drejtim.”, ka shkruar ajo./Arbresh.info.
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat e pasaportave, hyn n...
Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimi...
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike