Haxhiu mbështetë fuqizimin dhe promovimin e ndërmjetësimit për të gjithë qytetarët e Kosovës

13:57 | 9 Qershor 2021

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka takuar sot përfaqësuesit e Qendrës së Berlinit për Ndërmjetësimin e Integruar (“CSSP”) në qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit për avancim të mëtutjeshëm të ndërmjetësimit.

Ky i fundit, është prioritet i Ministrisë së Drejtësisë, ku gjatë takimit,  Haxhiu i shpalosi aktivitetet e planifikuara lidhur me ndërmjetësimin, ku u referua, ndërmjet tjerash, edhe në hartimin e Rregullores për Vetë-inicim të rasteve, trajnimeve të vazhdueshme dhe profilizimin e ndërmjetësuesve, digjitalizimin e databazës si dhe kampanjave vetëdijësuese.

Ministrja Haxhiu i falënderoi përfaqësuesit e CSSP-së për bashkëpunim korrekt dhe të vazhdueshëm në këtë fushë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara