Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj deklaratave të shefit të grupit parlamentar të LDK’së, Abdullah Hoti. Ky i fundit tha se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tregoi mos respekt ndaj kosovarëve kur propozoi një president të përbashkët për Shqipërinë e Kosovën.
Deklarata e tillë, për Haxhiun është antikombëtare. Thotë se partia e udhëhequr nga Isa Mustafa, vazhdimisht lëshon deklarata të tilla. Derisa sipas saj, kur është fjala për reagime kundër liderëve serbë, hesht.
“Avdullah Hoti paska reaguar kundër deklaratës të Edi Ramës e poashtu ditë më parë duartrokiti heqjen e flamurit kombëtar nga rrethi.
S’e di pse LDK në përgjithësi me zell flasin e përshëndesin veprimet antikombëtare dhe kundërshtojnë deklaratat që çojnë drejtë bashkimit kombëtar.
Nuk e mbaj mend ndonjëherë që z.Hoti dhe LDK, kanë reaguar kundër deklaratave të shpeshta të Vuçiqit, kundër Republikës sonë, as kundër luftës së egër të Serbisë ndaj Kosovës, kudo në mekanzimat ndërkombëtarë. Në raste të tilla fshihen si struci!”, shkruan Haxhiu në Facebook.
Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Avdullah Hoti, ka dalë kundër idesë së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për një president të përbashkët të të dy shteteve.
Man City s’di të ndalet, gati 75 milionë euro për ylllin tje...
Moti në Shqipëri me kthjellime e vranësira kalimtare
Çështja e Presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun
Si e kanë ndryshuar Rusinë katër vjet luftë në Ukrainë
Horoskopi, 23 shkurt 2026
Moti sot i vranët dhe intervale me diell