Punën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës që nga themelimi e deri më sot përfaqësuesit e opozitës e vlerësojnë me notë negative.
Albulena Haxhiu, deputete e lëvizjes “Vetëvendosje”, thotë për “Zërin” se kjo Gjykatë e ka humbur kredibilitetin.
Haxhiu nga LVV-ja së bashku me Teuta Haxhiun e AAK-së dhe Valdete Bajramin e “Nismës” patën dërguar në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Kuvendit për Gjykatën Speciale, meqë, sipas tyre, ishte i padrejtë dhe jokushtetues.
“Ashtu siç dihet, ne patëm kontestuar formimin e Gjykatës Speciale edhe në Gjykatën Kushtetuese për shkak të përmbajtjes etnike të tij dhe për shkak të krijimit të sistemit paralel, por edhe për shkak të shkeljes së procedurave. Ne kemi marrë përgjigje për këtë. Pra Gjykata Kushtetuese sikur edhe në shumë raste të tjera të dëmshme theksoi që me amendamentin e Gjykatës Speciale nuk shkelet Kushtetuta”, ka deklaruar Haxhiu.
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...
Përmbyset cisterna në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet...