Haxhiu flet për të burgosurit në Kumanovë: Kërkesën duhet ta bëjnë të burgosurit ne e trajtojmë

13:18 | 8 Qershor 2023

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka folur për kërkesën e të burgosurve në Kumanovë të cilë këta të fundit kanë kërkuar të bëjnë burgun në Kosovë.

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, Haxhiu ka thënë se në momentin kur do të vijnë kërkesat nga Ministria e Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut do e shqyrtojnë çështjen, raporton Arbresh.info.

“Në momentin që do të na vijnë kërkesat nga ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, ne do i marrim përsipër detyrat tona, në momentin që i marrim do e shqyrtojmë këtë çështje”, tha Haxhiu.

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj ka replikuar nga deklarata e Haxhiut, duke thënë se ata janë vëllezërit dhe motrat tona dhe sipas saj, kërkesa duhet të bëhet nga Qeveria e Kosovës.

“Ata janë qytetarë të Kosovës, vëllezër dhe motra, dhe mendoj që kërkesa duhet të bëhet nga Qeveria:, tha Kadrijaj.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë ka thënë se kërkesën duhet ta bëjnë të burgosurit.

“Kam pasur komunikim me ministrin e Drejtësisë atje, dhe këtë çështje e kemi diskutuar. Kërkesën duhet ta bëjnë të burgosurit, dhe në momentin që më pas do miratohet kërkesa e tyre dhe të na kërkohet neve, ne do e trajtojmë”, shtoi Haxhiu./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme