Vizitën e parë si ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po planifikon që ta realizojë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Aty ku në nëntorin e vitit 2016 ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta ish-aktivisti i LVV’së, Astrit Dehari.
Lajmi se Haxhiu do të shkojë nesër Prizren është konfirmuar nga vet kabineti i saj.
“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër (e enjte) më datë 6 shkurt 2020, do të vizitojë Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Vizita e ministres Haxhiu do të bëhet në ora 10:00”, thuhet në njoftimin zyrtarë të ministrisë.
Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur dje ministre e Drejtësisë në kabinetin e ri qeveritar të drejtuar nga Albin Kurti.
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri