Pas takimit të përfaqësuesve politikë me presidentin Hashim Thaçi, e para është deklaruar për media Albulena Haxhiu.
Haxhiu e quajti takimin joserioz dhe jo kushtetues, që ngjante në një klub burrash që duan të përmbysin rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, raporton arbresh.info.
“Ishte një takim komplet jo kushtetues me qasje joserioze. duke u munduar që përmes takimeve të tilla që ngjajnë në një klub burrash ta përmbysin rezultatin e 6 tetorit. Kushtetuta nuk i jep të drejtën Presidentit të bëjë veprime të tilla. Presidenti takimet e tilla do të mund t’i bënte vetëm për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Qeveria është rrëzuar për shkak të pazareve të Presidentit së bashku me ish partnerin tonë Mustafën. Këta janë bërë bashkë kundër Vetëvendosjes. Tashmë ekziston një tendencë për të përmbys vullnetin qytetar. Qytetaret e Kosovës kanë vendosur që VV është subjekti i parë dhe Presidenti s’ka të drejtë të ndërhyjë. Ne kemi thënë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje pas kalimit të situatës me COVID-19”, u shpreh ajo.
“Vetëvendosje nuk ka refuzuar që të dërgoj emrin ne kemi kërkuar nga Presidenti të ndal presionin ndaj Vetëvendosjes. Çfarëdo tendence për të shkelur Kushtetutën ne do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese. Mendoj që veprimet e Presidentit janë të rrezikshme”./arbresh.info/
Zgjedhjet në datën e preferuar të VV, Osmani partive opozita...
Arian Tahiri, befasia e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Tragjedia në Crans -Montana, identifikimi i të vdekurve apo ...
Hapet pika kufitare e Qafë-Thanës, ishte e bllokuar që prej ...
Të paktën 24 të vrarë pas sulmit ukrainas në rajonin e pusht...
Fier: 25 të rinj përfunduan në spital të dehur gjatë ndërrim...