Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas plagosjes së një gruaje në Fushë Kosovë nga burri i saj.
Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook thotë personi i dyshuar kishte qenë në mbajtje por ishte liruar anipse ishte recidivist dhe sapo është lënë i lirë ka shtënë me armë zjarri mbi gruan e tij.
“Një grua në Fushë Kosovë e plagosur nga burri i saj vazhdon trajtimin në Qendrën Emergjente. Lutem për shëndetin e saj dhe i uroj shërim të shpejtë.
Sipas informacioneve që kemi, personi i dyshuar kishte qenë në mbajtje por ishte liruar anipse ishte recidivist dhe sapo është lënë i lirë ka shtënë me armë zjarri mbi gruan e tij.
Edhe ky rast është dëshmia më e tmerrshme e neglizhencës së institucioneve të drejtësisë, në këtë rast gjyqtarit dhe sipas informacioneve që kemi me vendimin e së cilit është pajtuar edhe prokurori. Gjithnjë po kërkohet një arsye që dhunuesi mos të përballet me pasojat. Këtë rast gjendja shëndetësore e tij. Kjo neglizhencë, këto vendime të gabuara e të nxituara po i stimulojnë rastet jo vetëm të dhunës, por edhe vrasjeve”, shkruan Haxhiu./Arbresh.info/
Postimi i plotë:
LEXO EDHE
Plagoset me armë zjarri një grua në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari
Policia shkatërron sot armët e konfiskuara gjatë aksioneve
Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për sot në vend
Osmani: Rusia dëshiron të hapë një front të ri në Ballkanin ...
Serotonina, si të nxisni prodhimin e hormonit të lumturisë n...
Presidenti i Iranit viziton Irakun mes tensioneve në Lindjen...
Rasti Capat-Sekiraqët, lirohet nga spitali dhe dërgohet në b...