Në prezantimin e platformës së Albin Kurtit, fjalë e para e mori deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.
Haxhiu tha se viti i kaluar ka qenë vit elektoral i cili e dyfishoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe merita për këtë mbajnë të gjithë aktivistët, kandidatët për deputetë dhe të gjithë anëtarët e kryesisë si dhe tre kryetarët Shpend Ahmeti, Qëndron Kastrai dhe Mytaher Haskuka, shkruan arbresh.info.
“Të gjithë së bashku me kryetarin Visar Ymeri kanë dhënë kontributin e tyre. Pavarësisht mos pajtimeve ne ia njohim meritat të gjithëve”, ka thënë Haxhiu.
Sipas saj natyrisht njeriu më meritor për këtë është njeriu më i votuar nga të gjithë Albin Kurti.
“Albini për një kohë të gjatë ka qenë busull për të gjithë. Me karakterin e tij ai është aktivisti më model. Albin Kurti është emri më i brohoritur nga populli”, ka thënë ajo./Arbresh.info
Përplasje e ashpër mes Vuçiqit dhe kryeministrit të ri hunga...
Miratohet vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza
Vance: Topi është në fushën e Teheranit pas “përparimit” në ...
Edi Rama: Shqipëria 2030 në BE është zgjedhje qytetërimi, jo...
Samiti i IV i Diasporës, Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Ve...
Miratohet Projektligji për Byronë e Verifikimit dhe Konfiski...