Komuna e Prizrenit ka publikuar listën e parave të ndara nga udhëheqja e Mytaher Haskukës për bizneset, ku figuron edhe emri i deputetit të Lidhjes Demokatike të Kosovës, Haxhi Avdyli.
Në dokumentin e publikuar nga komuna nuk tregohet shuma e parave të dorëzuara për biznesin në fjalë, por ka një konfirmim bankar nga komuna në konton e biznesit të deputetit Avdyli, raporton Arbresh.info.
Ndryshe, deputeti Haxhi Avdyli në vazhdimësi ka kritikuar politikanët që po shfrytëzojnë autoritetin e tyre është përftimi personale.
Arbresh.info mëson se ky përftimi i erdhi përmes një ordinance private në Prizren, që deputeti Avdyli po e mban.
Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, ordinanca private “Spinal Center” është themeluar në shkurt të vitit 2014 dhe pronari i vetëm i këtij biznesi është deputeti Haxhi Avdyli.
Ndryshe, Arbresh.info ka provuar të kontaktojë me deputetin Avdyli po nuk e ka hapur telefonin.
Kjo është lista ku shihet emri i tij:


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...