Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë pjesë në takimin e Bordit drejtues të strategjisë së Evropës juglindore 2020 i cili është mbajtur në Bruksel.
Ministri Hasani me këtë rast para të Bordit të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), ka prezantuar raportin vjetor të zbatimit të kësaj strategjie.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës prezantova veprimet që i kemi marrë këtë vit siç janë veprimet tona në kryesimin e CEFTA’s, vendimin për aplikim në Organizatën Botërore të Tregtisë, avancimin e kornizës ligjore të shërbimeve, reformat në inspektorat dhe luftën kundër korrupsionit.”, ka shkruar në profilin e tij Facebook ministri Hasani.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren