Haradinaj u shkon për ngushëllime, ndan edhe medalje për babain e Kadri Veselit

14:11 | 8 Korrik 2021
A Z

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka shkuar për ngushëllime, familjes Veseli, me rastin e ndarjes nga jeta të kryeanëtarit të tyre, Fazliut.

Haradinaj shkruan se, babait tashmë të ndjerë të Kadri Veselit, i ka ndarë medaljen ‘’Me besim në Zot, Atdhe e Shtet’’.

Postimi i plotë:

Fazli Veseli shkoi në botën e përtejme, me një trashëgimi të madhe që e la pas, fëmijët e edukuar e brumosur me atdhedashuri.
Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.
Sot ndamë dhembjen me familjen Veseli, miqtë e bashkëluftëtarët! Zoti ju forcoftë!
RH