Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim presidentin e Federatës pan-shqiptare “Vatra”, Elmi Berisha.
Haradinaj tha se e ka falënderuar atë për angazhimin dhe kontributin e madh që po ofron në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe kauzave kombëtare.
‘Z. Berisha, si udhëheqës i Federatës pan-shqiptare “Vatra”, tashmë në mandatin e tij të dytë, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sensibilizimin e agjendës së Kosovës, veçanërisht në ndërtimin e marrëdhënieve me vendimmarrësit në Washington, si dhe në Kongres dhe Senat”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Haradinaj kërkoi nga Berisha që këtë përkushtim ta shtojë edhe më tej, duke ndihmuar agjendën e integrimit direkt të Kosovës në NATO përmes Planit Aksional për Anëtarësim./Arbresh.info/
Google sjell mënyrën e re të AI në Chrome
Sveçla: Terroristët nuk do t’i ikin përgjegjësisë
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë