Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.
I pari i AAK-së përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, shpalosi detaje nga ky takim ku theksoi se ka kërkuar që BE-ja t’i largojë sanksionet ndaj Kosovës.
“Në takim ritheksova domosdoshmërinë e largimit të sanksioneve nga ana e BE-së ndaj Kosovës, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe integrimit evropin. Konfirmova se Aleanca do të votojë Marrëveshjet Ndërkombetare ndërsa shpreha brengosjen për stagnimin e Kosovës në proceset integruese”, ka thënë Ramush Haradinaj.
Për Aleancën, integrimi euro-atlantik është objektivi kryesor strategjik, rrugëtim ky që duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe BE, theksoi mes tjerash kreu i AAK-së.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...