Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në mbrëmjen e së enjtes u pa në ndërtesën e Presidencës, ndërsa u raportua se zhvilloi një takim të shkurtër me Presidentin Hashim Thaçi.
Ky takim mes krerëve shtetëror ndodhi në vazhdën e raportimeve për shkarkime të mundshme për shkak të operacioneve të ndërmarra në urgjencë dhe pa ‘’ndonjë urdhër të specifikuar’’ për arrestim dhe deportim nga autoritetet kosovare, ndaj gjashtë shtetasve turq, njofton Klan Kosova.
Megjithatë ndonëse Kryeministri Ramush Haradinaj ekskluzivisht konfirmoi se të premtën ‘’me siguri do të ketë shkarkime’’ ku mësohet se në listë figuron dhe Kryeshefi i AKI-së Driton Gashi, ky vendim i tij nuk mund të bëhet pa miratimin e Presidentit të vendit Hashim Thaçi.
Kështu të paktën thotë rregulli në Nenin 5 të Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë, njofton Klan Kosova.
Në të thuhet se sikurse që Presidenti i Kosovës bashkë me Kryeministrin të cilët emërojnë së bashku Drejtorin e AKI-së, ata nëpërmjet të njëjtit proces kanë mundësinë dhe për ta shkarkuar atë.

Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën studentore ...
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...