Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se ende nuk kanë pranuar zyrtarisht nga kuvendi iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Haradinaj tha se kjo është një procedurë që duhet të ndiqet, megjithatë ende nuk e di se si do të veprohet.
“Kjo procedurë është praktikë që duhet ndjekur, ne ende nuk e kemi marrë zyrtarisht shkresën. Nuk e di si do të veprojmë sepse ende se kemi” ka thënë Haradinaj.
Këto komente ai i bëri gjatë takimit me kryetarin e komunës së Obliqit, Xhafer Gashi.
Kujtojmë që Kryesia e Kuvendit, ka vendosur që kërkesën e deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara ta kthejë në qeveri.
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...
Rinumërohen 62% e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, proc...
Malisheva sot përballet me Dynamo Kyiv në miqësore në Turqi
Mbingarkohet emergjenca në Prishtinë