Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin tradicional kulturor e shkencor “Takimet e Dom Mikel Tarabulluzit”, ku u shënua edhe 120-vjetori i lindjes së shkrimtarit të madh, Ernest Koliqit.
Gjatë fjalimit të tij, Haradinaj tha se ky është një moment i cili e bën të ndihet krenar që është shqiptar dhe se sipas tij, shqiptaria është vlerë e përbashkët e vlerë euroatlantike “për të cilën ia vlen të bëjmë gjithçka nga vetja jonë”.
“Ne jemi bashkuar për të folur për arsimin shqip, e veçanërisht për ta kujtuar një nisje, nisjen e shkollës së parë shqipe këtu, e për të vazhduar me e falënderuar, ushtarët e kanë një shprehje atyre që kanë bërë shërbim, me iu thënë “faleminderit për shërbimin”, pra ne gjithnjë do të bashkohemi këtu për t’i thënë faleminderit për shërbimin Don Mikel Tarabulluzit, që filloi mësonjëtoren e parë shqipe këtu në Stubëll”, u shpreh Haradinaj.
Gjatë kohës kur po fliste për Koliqin, Haradinaj tha se ai ka lënë gjurmë në identitetin gjuhëtar e në arsimin shqip.
“Ne s’harrojmë t’i falënderojmë ata që ndihmuan identitetin tonë, jo vetëm gjuhësor por edhe kombëtar, e kësisoj me të drejtë sot nderojmë një nga figurat që ka lënë gjurmë në identitetin tonë gjuhëtar dhe në arsimin shqip, e që është Ernest Koliqi”, tha ai./Arbresh.info/
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...