Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se shqiptarët ndër shekuj, deri tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës, janë mbajtur fort për njëri-tjetrin dhe për flamurin, për të arritur aspiratat shekullore.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj shkroi se më 6 prill 1911, Dedë Gjo Luli bashkë me luftëtarë të Malësisë së Madhe të mbledhur e përbetuar nga 7 bajraqet, e lartësuan flamurin kuq e zi mbi Deçiq, përcjell Arbresh.info.
“Flamuri kuq e zi është ngritur dhe lartësuar nga figurat më të spikatura të historisë sonë kombëtare. Më 6 prill 1911, Dedë Gjo Luli bashkë me luftëtarë të Malësisë së Madhe të mbledhur e përbetuar nga 7 bajraqet, e lartësuan flamurin kuq e zi mbi Deçiq”, tha Haradinaj.
“Kryengritja e Malësisë i parapriu aktit të madh të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali në Vlorë. Të ndarë me kufij, por me një trung dhe një gjak – kuq e zi. Lavdi e përjetshme të gjithë brezave të luftëtarëve shqiptarë! Rroftë populli shqiptar!”, shtoi Haradinaj./Arbresh.info
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje