Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen Spahija për të shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes tragjike të Daorsa Spahijës, studentes kosovare që humbi jetën në qytetin e Tetovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj ka thënë se sot ka ndarë dhimbjen me bashkëluftëtarin Arbër Spahija, babain e të ndjerës.
“Sot ndamë dhimbjen me bashkëluftëtarin Arbër Spahija, pas ndarjes tragjike të vajzës, Daorsës. Një ndarje e rëndë nga jeta, që ka lënë dhimbje të madhe te familja dhe miqtë. Ngushëllime Arbërit dhe gjithë familjes Spahija. Daorsa u prehtë në paqe”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...