Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar sot për vizitën e komandantin e Gardës Kombëtare të Iwoa-s, Timothy Orr, i cili më herë kishte refuzuar të vinte në Kosovë, shkaku i taksës.
Haradinaj ka deklaruar se nuk ka pasur lëkundje marrëdhëniesh me Amerikën. Madje, ai ka thënë se asnjëherë marrëdhëniet më të mira nuk kanë qenë. Ndërsa, për gjeneralin Orr, Haradinaj ka deklaruar se ai është mik i Kosovës, është në shërbim të bilaterales.
Ndërkaq, i pyetur për deklaratat e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq se kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, mes shqiptarëve dhe serbëve është lumi Ibër dhe që sipas Daçiqit për këtë është njoftuar edhe presidenti rus, Vladimir Putin, Haradinaj ka deklaruar serbët qe 1 shekull gatuajnë ide për ndarje.
“Ideja e kufijve, e Vuçiqit, e Daçiqit, është qe 1 shekull, qe 1 shekull serbët gatuajnë në kuzhina të veta ide për ndarje të Kosovës, është një brez tjetër, besoj e kanë marr vesh. S’mund i ndan mo kerkush tokat e shqiptarëve. Ata munden me bo fqinjësi me shqiptarët nëse dojn, por s’munden mo me lujt kufijtë në Ballkan. Ka perëndu kjo. Do të varrosen keq politikisht krejt ata që shkojnë kësaj rruge”, ka deklaruar Haradinaj./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/596622044155005/
Komuna e Prishtinës shqipton 4 gjoba nga 500 euro për hedhje...
‘‘Problemet pas 100 eurove’’, Cakolli për vendimin e qeveris...
Olympiacos mposht Fenerbahçe, kalon në finale të EuroLeague
Zgjedhjet e 7 qershorit, mbi 15 mijë votues më shumë në list...
Zjarr në Vlorë, era e fortë përhap me shpejtësi flakët në ko...
Miftaraj: Kurti, politikan mesatar ballkanik – Gjatë qeveris...