Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka treguar arsyet reale që sipas tij kanë çuar në rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit.
“Kini parasysh, nuk them se ishte e dëshirueshme në momentin kohor, por ky është realitet politik. Një qeveri humbi besimin pikërisht në kohë të krizës së pandemisë. Merita kryesore për të mbetur pa qeveri është e kryetarit të qeverisë, dhe kështu u krijua një krizë dhe parlamenti votoi mocionin e mosbesimit”, tha Haradinaj në Euronews Albania.
Sipas Haradinajt, qeveria e Kurtit humbin besimin pikërisht në një kohë krize dhe fajtorët për këtë shtoi ai nuk është opozita, por kryeministri në detyrë dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Zoti Haradinaj tregoi gjithashtu pjesën ku ai dallon nga drejtuesit e tjerë të partive politike në raport me interesin e shtetit.
“Unë jam kryetar i AAK, por e dua Kosovën më shumë se Aleancën. E vërteta është se VV e Kurti e lanë Kosovën pa qeveri në momentin më të keq. Qeverinë Kurti nuk e rrëzoi opozita, por qeverinë Kurti e rrëzoi Kurti dhe Vetëvendosja.”, tha ai.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira