Haradinaj prezanton disa nga kandidatët për deputetë

13:15 | 14 Janar 2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka prezantuar sot disa nga kandidatet që garojnë për herë të parë në listën për deputetë në AAK.

Në një konferenc ëpër media, Haradinaj ka thurur lavde për disa nga të rinjët që për herë të parë do të jenë kandidatë për deputetë, raporton portali arbresh.info

“Kosovës i duhet fuqi dhe unitet. AAK do të kontribuoj në Parlament me mua si President që të mbeshtes reformat. Ne do të bëhemi anëtar të NATO-së e BE-së. Kemi kandidat të përgatitur. Në AAK kemi zgjedhur kandidatët tanë si ekspertë në fushat e tyre. Në mësin e kandidatëve 2/3 janë të rinjë. Kemi profesor Shemsedin Dreshaj është doktor i infektivës, pastaj Shukrije Bytyçi profesoreshë e kimisë, pastaj Shqipe Krasniqi-Kastrati, Kaltria Morina, kemi profesor Shkëlqim Millakun, Ismet Canolli inxhinier, Diellza Kukaj-ekonimiste, Greta Daci ligjëruese. Dua të shpreh respektin tim për këta të rinj e të reja që e zgjodhën AAK-në për të kandiduar”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara