Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj e ka përgëzuar Kancelaren Angela Merkel për rikonfirmimin e mbështetjes për Ballanin Perëndimor për integrim në Bashkimin Evropian.
Haradinaj përmes Twitterit, e ka postuar një fotografi me Kancelaren Merkel gjatë një takimi që ka pasur me të në Berlin.
Haradinaj ka shkruar se Bashkimi Evropian do të jetë më i fortë me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“E përshëndes qëndrimin e kancelares Merkel për konfirmimin e përkrahjes së perspektivës së Ballkanit Perëndimor për zgjerimin e BE-së sot nga qyteti hungarez i Sopron-it.
Bashkimi Evropian do të jetë më i fuqishëm dhe me më shumë mirëqenie me afrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Kosova është gati”, ka shkruar në Twitter Haradinaj.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se Evropa do të jetë e bashkuar vetëm kur të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.
Evropa do të jetë e bashkuar vetëm kur të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, ka porositur kancelarja gjermane Angela Merkel.
Ajo i bëri këto deklarata në Hungari në shënimin e 30 vjetorit të ashtuquajturit “Piknik panevropian”.
Merkel ka thënë se Evropa nuk do të jetë e bashkuar derisa komplet Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
“Nëse analizoni gjërat gjeografikisht e po ashtu shikoni edhe hartën, do të shihni se Evropa do të jetë e bashkuar vetëm me shtetet e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Merkel para gazetarëve, raporton “Politiko”.
Deklaratat nga Merkel paraqesin një tjetër pasqyrë të qëndrimit të Berlinit për zgjerimin e Bashkimit Evropian, që është ide e pambështetur nga disa prej shteteve të tjera anëtare të BE-së.
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...
Trump sërish rithekson: Xi Jinping më premtoi se Kina nuk do...
Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e...
Arrestimi i shtatë serbëve në Graçanicë, Sveçla: Direktiva t...
Video ku foli për “frizerkat”, Konjufca del me reagim: Asnjë...
Irani: Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo sulmi ushtarak