Në përvjetorin e masakrave të Dubravës dhe Vushtrrisë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar njërat ndër krimet më makabre të pushtuesit serb ndaj popullit shqiptar.
“Prej 19 deri më 22 maj 1999, në burgun e Dubravës, mbi 130 të burgosur shqiptarë u vranë dhe mbi 200 të tjerë u plagosën. Masakra e Dubravës zbardhi fytyrën e vërtetë të gjenocidit serb – një përpjekje për zhdukjen e qenies shqiptare përmes spastrimit etnik”, shkruan Haradinaj.
Ai ka përkujtuar edhe masakrën e 22 majit në Vushtrri, ku forcat serbe ekzekutuan pa mëshirë burra, gra, pleq e fëmijë. “Trupat e 67 nga 68 të vrarët në rrugën ’22 Maji’ u gjetën më vonë në varrezat masive në Serbi, gjatë viteve 2003-2012”, theksoi ai.
“Shteti serb vazhdon të mohojë të vërtetën dhe të refuzojë përgjegjësinë për krimet e luftës, ndërsa Kosova nuk ndalet në betejën për drejtësi”, ka shtuar Haradinaj./Arbresh.info
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...