Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj , me rastin e me rastin e përvjetorit të masakrës së Studimes, ka përkujtuar 117 martirët e vrarë nga forcat serbe. Ai ka theksuar se ata janë gurë themeltarë të lirisë së Kosovës.
“Kosova përjetë do t’i kujtojë me përulje 117 martirët e masakrës së Studimes, që ranë për këtë tokë, duke u shndërruar në gurë themeltar të lirisë së vendit tonë. Ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse aspironin lirinë e vendit” , ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai ka theksuar se plagët e popullit tonë janë ende të freskëta dhe nuk mund të mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet.
“Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi, derisa ata që urdhëruan vrasjet në masë dhe ekzekutorët të marrin dënimin e merituar. Lavdi e përjetshme për martirët e Studimes dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar tutje Haradinaj.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...