Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot 1 Majin e vitit 1990, ditën kur në Verrat e Llukës u mbajt Kuvendi i Pajtimit – një nga momentet më të rëndësishme të historisë moderne shqiptare.
Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj vlerësoi se aksioni dhe lëvizja për Pajtimin e Gjaqeve arritën ta shkëpusin shoqërinë shqiptare nga epoka e gjakmarrjes dhe ta unifikonin në lëvizjen për liri e pavarësi.
“35 vjet më parë filluan ndryshimet e mëdha drejt realizimit të aspiratave tona si popull. Në Verrat e Llukës, më 1 maj 1990, u mbajt tubimi më madhështor shqiptar i të gjitha kohërave, ku kulmoi iniciativa më fisnike e rinisë sonë – falja dhe pajtimi,” theksoi Haradinaj.
Ai shprehu mirënjohje për figurat kyçe të asaj lëvizjeje, si Anton Çetta, Zekeria Cana, Don Lush Gjergji dhe të gjithë aktivistët, veçanërisht për rininë që udhëhoqi këtë veprim madhor.
“Përgjithmonë mirënjohës kontributit të lëvizjeve kombëtare për liri e bashkim. Përgjithmonë mirënjohës atyre që dhanë jetën për idealet kombëtare,” përfundoi Haradinaj./Arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...