Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar heroin Naser Brahimaj, i njohur si komendant Bardheci.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Haradinaj tha se Brahimaj – Bardheci ishte një ndër luftëtarët më të vendosur të UÇK-së.
“Liria jonë u bë realitet falë gjakut të bijve më të mirë të kombit, të cilët me guxim iu përgjigjën thirrjes për lirinë e Atdheut. Sot përulemi me nderim e krenari para figurës së heroit Naser Brahimaj – Bardheci, një ndër luftëtarët më të vendosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nismëtar i rrugës së lirisë”.
Tutje, ai tha se heroizmi i tyre është themeli mbi të cilin u ndërtua liria jonë.
“Në përvjetorin e rënies, nderojmë bashkëluftëtarët e tij të idealit: Qazim Shala, Asllan Batusha dhe Arsim Rama, burra të cilët në emër të lirisë dhanë gjithçka. Heroizmi i tyre është themeli mbi të cilin u ndërtua liria jonë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...