Haradinaj për DHSK-në: Të ndryshojë qasjen dhe të punojë në zbardhjen e krimeve në Kosovë

16:01 | 12 Janar 2022

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, tha se do të përdor çdo rrugë ligjore që i jepet deri sa të ndryshoja qasja e Dhomave të Specializuara në raport me çështjen e tyre, raporton arbresh.info.

I pyetur nga ZPS se a do ta pengonte drejtësinë e DHSK-së, Haradinaj tha se është që DHSK të ndryshojë qasjen dhe të zbuloj të gjitha krimet .

“Unë do të ndjekë çdo rrugë ligjore qysh e kom përdor deri tash  do thirri parlamentin që me mujt me ndërhy sadopak në këtë qasjen e juve, për të gjitha krimet e kryera pa marr parasysh nga kush që janë bërë në Kosovë e nëse ti këta nuk e bënë unë jam kundër në çdo anë ligjiore do ta ngrit kudo po jo dhunë, e shantazhe jo”, deklaroi Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara