Kryeministri Ramush Haradina, thotë se është në dorën e deputetëve se çfarë do të bëhet me demarkacionin me Malin e Zi.
Ai ka kërkuar që Parlamenti i Kosovës ta marrë seriozisht vlerësimin e Komisionit të formuar me vendimin e tij, sipas raportit të të cilit vija kufitare e përcaktuar sipas marrëveshjes i jep territor Malit të Zi.
“Qeveria e ka marr me shqetësim të gjeturat e Komisionit për Shënimin e Vijës së Kufirit. Është një proces i punuar me seriozitetin më të madh. Ne e kemi përmbushur detyrën tonë që të gjitha këto të gjetura tua dërgojmë deputetëve, tani ata vendosin. Është në dorën e tyre. Janë tema serioze dhe parlamenti duhet ta marr serioz vlerësimin. Deputetët e kanë fjalën”, ka thëne ai.
/arbresh.info/
Shpërthim masiv në Rusi pas rrëshqitjes së vagonëve me karbu...
Inter fiton dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Ita...
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...
“Hendeku është i pakapërcyeshëm”, dështojnë bisedimet mes Ir...
Real Madridi i rikthehet në garë për Konaten, por ka një pro...
Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet dhe keqinformat...