Haradinaj pas takimit te Osmani: Duhet një person unifikues për kryeparlamentar që ta kalojmë në etapën tjetër

15:02 | 15 Maj 2025
Q L

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit te presidentja Vjosa Osmani pas krizës në Kuvend, tha se kandidati për kryetar kuvendi duhet “një person unifikues në mënyrë që të kalojmë në etapën tjetër edhe kuptohet e kemi mirëpritur këtë mundësi të bisedës me presidenten”.

“Brenda presidencës u diskutua për të gjetur një kandidat të përshtatshëm për kryeparlamentar e që merr besimin e shumicës”, tha ai

Pas takimit me Osmanin, liderët partiakë po deklarohen për media.