Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, u takua sot me Përfaqësuesen e Lartë dhe zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë.
Pas takimit, Haradinaj deklaroi se kishte nderin të diskutonte me znj. Kallas rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe rajon, si dhe për sfidat në rrugën drejt integrimit evropian.
“Çmova lart rolin e saj dhe angazhimin e Bashkimit Evropian për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon”, theksoi Haradinaj në një postim në Facebook.
Ai nënvizoi nevojën e menjëhershme për tërheqjen e masave ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si pengesë për përparimin e vendit.
“Gjatë takimit theksova nevojën urgjente për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe njëkohësisht rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga BE në rrugëtimin tonë drejt integrimit” tha Haradinaj.
Kreu i AAK-së u shpreh optimist se me bashkëpunim të ngushtë dhe mirëkuptim reciprok, rruga drejt Bashkimit Evropian do të jetë më e sigurt dhe më e qëndrueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj./Arbresh.info/
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...