Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas masave të ndërmarra nga BE-ja për Kosovën.
Sot është hyrë në fuqi disa masa për Kosovën për shkak të mos marrjes së veprime për de-eskalim të situatës në Veri të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Për këto masa ka folur edhe Haradinaj, i cili ky i fundit ka kërkuar mbështetjen e opozitës dhe deputetëve të shumicës për jetësimin e mocionit ndaj qeverisë.
Ai tha se me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, Kosova po hyn në një rrugë pa krye dhe se sipas tij, sot është koha të veprohet.
“Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e SHBA-së se Qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, e dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja, e cila fatkeqësisht do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë”.
“Prandaj sot është koha të veprohet dhe të bashkohen të gjithë ata që interes parësor e kanë Kosovën, qofshin në opozitë ose edhe deputetë të shumicës, e ta jetësojnë mocionin për shkarkimin e kësaj Qeverie”, tha Haradinaj.
Sipas tij, “mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, sot është interes kombëtar”, shkroi Haradinaj në Facebook./Arbresh.info/
Izraeli bombardon Teheranin dhe Bejrutin, Irani sulme me rak...
Policia sekuestron dy armë në Vushtrri
Izraeli dhe Irani kryejnë sulme të reja, Senati mbështet Don...
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Sot 28 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së U...