Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot është takuar me drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Kosova është thellësisht e interesuar për arritjen e marrëveshjës finale me Serbinë, në thelb të së cilës qëndron njohja reciproke në kufijtë ekzistues, përfshi kapitullin e tregtisë së lirë.
Më poshtë postimi i Haradinajt:
Me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, bashkëbiseduam për zhvillimet politike në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.
E vendosur për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon, Kosova është thellësisht e interesuar për arritjen e marrëveshjës finale me Serbinë, në thelb të së cilës qëndron njohja reciproke në kufijtë ekzistues, përfshi kapitullin e tregtisë së lirë.
Kosova ka folur me një zë dhë për këtë ka votuar në Kuvend Ligjin dhe Platformën për Dialog, që përfaqëson unitetin e institucioneve tona. Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën dhe qëndrimin e palëkundur në ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.
KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë
Bashkimi godet fuqishëm, transferon Adrio Baileyn
E rëndë në Australi, një burrë humbet jetën pasi u sulmua ng...
Albion Rrahmani gjen golin e radhës në Çeki
I shpëtoi sulmit rus, ambasadori shqiptar: Raketa depërtoi e...
Presidentja e Komisionit Evropian: Iranit s’duhet t’i lejohe...