Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Deçan e Pejë, ka takuar gratë e këtyre komunave në kuadër të prezantimit të programit zgjedhor.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se se vizioni i koalicionit është fuqizimi i rolit të gruas nga e drejta e trashëgimisë, te fuqizimi ekonomik, transmeton Arbresh.info
Postimi i plotë:
Gratë vendosin vetë, ato kanë vendosur 137. Sot, në takime të ndara në Deçan e Pejë, shpalosëm vizionin tonë drejt fuqizimit të rolit të gruas, nga e drejta e trashëgimisë, te fuqizimi ekonomik.
Ndryshimi i parë i menjëhershëm do të jetë zbatimi në plotni i Ligjit për trashëgiminë, ku çdo grua do të jetë trashëguese dhe bartëse e barabartë e pronës së paluajtshme.Shteti do të ofrojë garanci dhe do të subvencionojë hua për biznese që udhëhiqen nga gratë.
Do ta zbatojmë orarin fleksibil për gratë shtatzëna, ato që kanë fëmijë nën moshën shkollore.Nënat që kanë 3 e më shumë fëmijë do të përfshihen në pagën minimale prej 500 eurosh.
Do të mbështesim krijimin e familjeve të reja dhe rritjen e tyre: për fëmijën e parë do të jepen 1500 euro, për të dytin 2500 euro, dhe për të tretin 3500 euro.
Ky është zotimi ynë për të ndërtuar një Kosovë ku barazia gjinore dhe mirëqenia familjare janë themel i shoqërisë sonë./Arbresh.info
Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...