Policia e Kosovës në një pritje për fund vit ka ndarë mirënjohje për zyrtarët e dalluar policor.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se po e përmbyllim një vit në rendin publik e qetësinë publike për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim.
Haradinaj e nderoi me medaljen Gjergj Kastrioti Skendërbeu, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Sipas tij, institucionet e Kosovës e kanë kthyer fokusin kah Policia e Kosovës në aspektin e rrezikshmërisë dhe ngritjes së koeficientëve për mëditje po që sipas tij, mbetet për t’u bërë ende punë për ligjin për pensione dhe sigurime shëndetësore.
Kryeministri në detyrë kërkoi vigjilencë nga Policia e Kosovës pasi siç tha ai ka lëvizje të shpeshta në Kosovë të shtetasve rus.
“Unë i besoj Policisë së Kosovë, e di që nuk e ka lehtë, nuk është e lehtë me siguria rend publik në një vend ku është në tranzicion ende. Policia ka mbuluar vakumin më të madh në rendin publik dhe në siguri. Mos lejoni të krijohet vakum nga i cili do përfitojnë armiqtë e terrorizmit dhe ndikimi rus që agjendat e tyre me i plasur në Kosovë ka një frekuencë të shtetasve rus dhe duhet të jemi vigjilent karshi kësaj”, tha ai.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj me këtë rast tha se në vitin 2019, PK ka arritur ti realizoi objektivat e synuara.
Krahas mirënjohjeve që u ndan për zyrtarët policor me medaljen për mburoje policore, u nderuar familja e policitë të vrarë në detyrë, Izet Demaj.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...