Të hënën e javës së ardhshme kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj do ta nisë me një takim të rëndësishëm.
I pari i Qeverisë do të zhvillojë një takim me zëvendësministrat e vendit, me të cilët do të diskutojë rreth raporteve të dorëzuara ditë më parë për punën e tyre të deritanishme, raporton Indeksonline.
Takimin në fjalë për Indeksonline e ka konfirmuar Koordinatori për Reformat Shtetërore, Besnik Tahiri.
“Nesër në ora 07:00 do të mbahet takimi me zëvendësministra. Raportet tashmë i kanë dërguar të gjithë, përveç atyre që nuk i kanë ende 100 ditë”, ka thënë Tahiri.
Duhet përkujtuar që Qeveria e Kosovës ka një numër të madh të zv/ministrave, mbi 80-të. Ndërkohë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ditë më parë pati deklaruar se nuk e ka fare problem që t’u tregojë rrugën të gjithë atyre të cilët nuk punojnë si duhet në Qeverinë e Kosovës, ndër ta edhe zv.ministrat. Por sipas tij, zv/ministrat në përgjithësi në bazë të raporteve që ka parë, kanë bërë punë të mirë./Indeksonline/
NAVI fiton ESL Pro League, “Makazze” shqiptar i parë në hist...
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë