Lista Serbe ka marrë vendim të dalë nga Qeveria e Kosovës dhe tani kryeministri Ramush Haradinaj ka mbetur me “qeveri të pakicës”, por pavarësisht kësaj ai është shprehur i sigurt se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.
Ndërkohë, opozita nuk shpreh ambicie për rrëzimin e Qeverisë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Lista Serbe të martën ka marrë vendim për të dalë nga Qeveria e Kosovës në shenjë proteste ndaj arrestimit të shefit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, pasi kishte hyrë në veri të Mitrovicës pa lejen e autoriteteve kosovare. Kështu koalicioni qeverisës nuk e ka shumicën në Kuvend pasi ka vetëm 53 deputetë.
Megjithatë, kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i sigurt se Qeveria e drejtuar nga ai nuk do të rrëzohet dhe se nuk do të ketë zgjedhje të reja.
Në anën tjetër, subjektet opozitare nuk shprehin pretendime për ngritjen e iniciativës për rrëzimin e Qeverisë, gjë të cilën e kanë kërkuar javët e fundit. Kurse analistët politikë thonë se edhe në të kaluarën në Kosovën kanë funksionuar qeveri të pakicës, prandaj ata thonë se vështirë se do të ketë zgjedhje në këtë kohë.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...