Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Haradinaj tha se pas Lidhjes së Lezhës, kjo ngjarje mbetet lidhja më e madhe e shqiptarëve, e cila është njëkohësisht themel i të drejtave të shqiptarëve në vazhdimësi.
“Sot, kujtojmë njërën ndër ngjarjet më të mëdha në historinë e popullit shqiptar, Lidhjen e Prizrenit. Shumë shqiptarë të zotë të asaj kohe, duke e ndjerë rrezikun që popujt fqinj do të lakmojnë në tokat e atdheun e tyre, më 10 qershor 1878, krijuan organizimin e parë politik të vilajeteve shqiptare, me të vetmin qëllim, ruajtjen e integritetit territorial të tokave shqiptare! Pas Lidhjes së Lezhës, kjo ngjarje mbetet lidhja më e madhe e shqiptarëve, e cila është njëkohësisht themel i të drejtave të shqiptarëve në vazhdimësi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj tha se është përjetësisht mirënjohës gjithë atyre atdhetarëve që i prinë popullit shqiptar në ato rrethana aspak të lehta.
“Njëkohësisht, shprehim respekt për gjithë ata që ruajtën vazhdimësinë e paraardhësve tonë që në qershorin e 1999 Kosova ta fitojë lirinë e saj”, ka shtuar ai./Arbresh.info/
lexo edhe:
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje