Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në përvjetorin e Betejës së Marecit, ka përkujtuar me krenari vendosmërinë e guximin e luftëtarëve të Brigadës 153 “Hyzri Talla” dhe të gjithë dëshmorët dhe martirët e lirisë.
Haradinaj tha se në këtë datë shumë vëllezër e motra nga fshatrat e rrethit të Prishtinës pësuan nga dora e agresorit të egër. Me dhimbje kujtojmë të rënët në masakrat e Makocit, Grashticës, Bërnicës dhe fshatit Llukar.
“Prilli i vitit 1999 për shumë familje të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugë për t’i shpëtuar masakrave nga armiku, u shndërrua në ditë krimi të paparë. Ushtria, policia dhe paramilitarët serbë në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan mbi 124 civilë të pafajshëm, duke mos kursyer askënd, nga fëmiu 7 vjeçar e deri te plaku 90 vjeçar. Në të njëjtën ditë, në Bërnicë të Prishtinës armiku ekzekutoi 6 anëtarë të familjes Reka dhe një të familjes Berisha. Kjo histori e dhimbshme mbi popullin tonë akoma nuk e mori dënimin e merituar nga drejtësia!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai tha se do të jetë përgjithmonë mirënjohës dhe falënderues sakrificës së të rënëve për lirinë e atdheut!./Arbresh.info/
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...
Liverpooli triumfon me rezultat të thellë ndaj West Hamit