Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e lagjes Tusuz në Prizren, ku u vranë 27 civilë të pafajshëm.
Për këtë masakër në të cilën edhe u dogjën mbi 250 shtepi, Haradinaj ka shkruar se kanë qenë në kuadër të tentativës për zhbërjen e shqiptarëve.
“Gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë derisa përgjegjësit e këtyre masakrave të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Masakra e lagjes Tusuz të Prizrenit, e njohur ndryshe si “Lagja e Trimave”, është një ndër masakrat e vetme që është kryer nga forcat serbe në brendi të ndonjë qyteti në Kosovë.
Në këtë lagje, janë edhe shumë dëshmorë dhe luftëtarë të UÇK-së të cilët dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës./Arbresh.info/
Vrstappen mposht Fernando Alonso për të marr fitoren në Mona...
“Pushtohet” Thethi! Turistët dynden pa ardhur vera
“Çka dreqin ju solli këtu”, Kërçeli reagon ndaj von Cr...
Një i vdekur, pas përmbytjes së anijes turistike në Itali
Drita blindon Ron Brojan
Haziri kërkon që kryetarët e komunave në veri të shkojnë në ...