Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës së Izbicës.
Haradinaj tha se masakra e Izbicës tronditi ndërgjegjen e botës, por dha forcën për t’u ngritur mbi dhimbjen, që rrugën tonë drejt lirisë ta jetësojmë me amanetin e të rënëve.
Haradinaj tha se Kosova i ka të gdhendur emrat dhe veprën e të gjithë të rënëve në kujtesën e saj përgjithmonë. Ata janë themeli i lirisë sonë dhe frymëzim i përjetshëm për brezat që vijnë.
“Në këtë të njëjtën ditë, kur Kosova digjej në të katër anët, bashkëluftëtarët e mi të Zonës Operative të Dukagjinit i shkaktuan një disfatë të rëndë armikut në Betejën e Pozharit. Kjo betejë u shënua me emrat e heronjve të saj, Elez Geci e Maxhun Berisha.
Këtë ditë e kujtoj edhe për faktin se është dita kur themeluam Brigadën 137 Gjakova, brigada e parë urbane në Kosovë, përbërë nga bijtë e bijat më të mira të Atdheut, cilët me përkushtimin dhe guximin e tyre, dëshmuan se liria nuk ishte thjesht një aspiratë, por një e drejtë për të cilën luftohej deri në vetëmohim”, shkroi Haradinaj në Facebook./Arbresh.info/
Rënie e lindjeve në Kosovë gjatë tetorit 2025
Rritet numri i shkurorëzimeve në Kosovë, 158 raste vetëm në ...
Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e ish-policit shqiptar në Itali
“Është një hero i vërtetë”, Albanese i shkon për vizitë në s...
Sulm me thikë në Moskë/ I mituri vret një bashkëmoshatar dhe...
Era e fortë rrëzon Statujën e Lirisë në Brazil