
Image ref 82668816. Copyright Rex Shutterstock No reproduction without permission. Please see www.rexfeatures.com for more information.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka akuzuar partinë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit LVV-në për keqpërdorim të pushtetit dhe për zvarritje të qëllimshme të procesit të formimit të institucioneve pas zgjedhjeve.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se LVV po pengon konstituimin e Kuvendit përmes keqinterpretimit ligjor dhe kushtetues, duke rrezikuar, sipas tij, rendin demokratik në vend.
Postimi i plotë:
Mënyra e zgjedhur e veprimit politik në emër të keqinterpretimit ligjor dhe kushtetues për konstituimin e Kuvendit nga partia fituese LVV është një kërcënim serioz për demokracinë e vendit tonë.
Me këtë qasje dhe veprime nga LVV si parti fituese, e në mungesë të numrave për krijimin e institucioneve, nga bllokadë institucionale në konstituimin e Kuvendit të Republikës sonë, siç duket po rrëshqasim edhe drejt një grushti shteti, përderisa individë të caktuar (të zgjedhur tashmë si deputetë të rinj), me pushtet të skaduar ligjërisht dhe sipas Kushtetutës, po vazhdojnë me qeverisjen e vendit dhe po nxjerrin vendime të paligjshme.
Ngarkimi dhe ushtrimi i pushtetit pa mandat ligjor e kushtetues nuk mund të quhet ndryshe veçse një grusht shteti. Arsyetimet rreth vakumit institucional, përderisa shteti ka Zëvendëskryeministër, ministra dhe zëvendësministra për secilën ministri, janë të pabaza dhe nuk qëndrojnë aspak. Mjaft më me mashtrime, bllokime e izolim të vendit./Arbresh.info
Sa deputetë do t’i ketë LVV, PDK, LDK e AAK sipas Exit Poll-...
Dalja në zgjedhje mbi 44 për qind
Exit Poll-i i UBO Consulting: Si ishte përqindja më 9 shkurt...
Pas mbylljes së vendvotimeve, reagon Kurti
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...