Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka kërkuar seancë të jashtëzakonshnme të Kuvendit të Kosovës lidhur me projektligjin për lojërat e fatit.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi.
Ajo ka thënë se kërkesa është dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit.“Ju drejtohem me këtë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për ditën e mërkurë me 03.04.2019, në ora 11:00, lidhur me projektligjin për ndalimin e lojrave të fatit”, thuhet në kërkesën e Haradinajt.
Kërkesa e Haradinajt vije pas miratimit në Qeveri të Projektligjit që shfuqizon ligjin aktual dhe mbyll të gjitha lojërat e fatit, me përjashtim të llotarisë së Kosovës.
Në lidhje me kërkesën e Kosovës, Kryesia e Kuvendit pritet të marrë vendim së shpejti
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit