Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së partisë tha se ka pasur kërkesa për komunikim me mandatarin e dytë për krijimin e qeverisë së re, por tha se nuk e ka në plan ta bëjë një gjë të tillë, ndonëse tha se kanë vlerësim për figurën e ish-kryetarit të Kuvendit.
“Ne kemi një vlerësim për figurën e Konjufcës, është e vërtetë kjo, ju e dini kur ishte situata në parlament. Krijimi i një qeverie është një proces tjetër. Kushdo që i merr përgjegjësitë e merr përsipër me siguruar votën. Ne nuk kemi pasur ndonjë propozim ose kërkesë nga Vetëvendosje për çfarëdo bashkëpunimi. Ka si me thënë kërkesa për takime, por nuk mendojmë se takimet janë diçka që ia vlen. Kanë kërkuar komunikim, Konjufca ose nga zyra e tij, ka pasur kërkesa për takim ose konsulta me kolegë tanë, edhe me mua në këtë rast, por nuk e shohim që me shku në takime si ajo shprehja ‘Qitma votën si vëlla se dua Kosovën’. Kosovën nuk është që e do vetëm një, të gjithë e duam, dikush më shumë ndoshta. Nuk ka diçka serioze në qasjen e tyre, nuk besoj edhe sikur të kishte edhe një propozim bashkëpunimi ju e dini qëndrimin tonë, por me qenë korrekt nuk ka ndonjë propozim bashkëpunimi, ose ndarje të përgjegjësive. Mund ta takojë Konjufcën në rrugë, ia japë dorën, e përshëndeti, mund të pijë kafe nëse e takoj rastësisht, por nuk planifikoj të takohem për këtë zhvillim”, deklaroi Haradinaj.
Lideri i AAK-së tregoi se në kryesi kanë folur për shumë çështje e këtu përmendi edhe mungesën e pagave për punonjësit e RTK-së./rtk
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...
Daku rikthehet nga lëndimi, luan në fitoren e Rubin Kazanit