Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se gjetja e një zgjidhje në veri ka qenë bosht i temës së diskutimit në takimin që patën liderët e opozitës në rezidencën amerikane me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Një gjë të tillë Haradinaj e ka njoftuar përmes një statusi në Facebook.
“Zhvilluam një diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve rreth zbatimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
“Gjatë darkës në rezidencën e Ambasadorit amerikan Jeffrey M. Hovenier, me të dërguarin e posaçëm për dialogun z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit, zhvilluam një diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve rreth zbatimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat dhe mik i besueshëm dhe së bashku do ta ruajmë paqen dhe sigurinë”, përfundon postimi i tij.
Vizitat e ndërkombëtarëve shënohen disa ditë pas takimit të Kurtit me Vuçiqin në Bruksel, ku sipas diplomacisë atje, u ftuan për shtensionim të situatës e jo për takime të rregullta. /arbresh.info/
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...
Rama: Në rrugën “Nurie Zeka” largohen mbeturinat inerte dhe ...