Google ADS

Haradinaj: Jemi të gatshëm ta forcojmë bashkëpunimit ekonomik dhe politik dhe Mbretërinë e Bashkuar

17:21 | 9 Korrik 2018
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është e gatshme ta forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe politik më Mbretërinë e Bashkuar.

Përmes një njoftimi në facebook, kryeministri ka bërë të ditur se është takuar se me Martin Vickers, ku i ka thënë atij për rritjen e këtij bashkëpunimi.

“Sot, në kuadër të vizitës zyrtare në Londër pata kënaqësinë që të zhvillojë takim me Martin Vickers udhëheqës i Grupit të Miqësisë, John Grogan, bashkëudhëheqëse i Grupit dhe Ian Paisley, të cilëve u shpreha gatishmërinë e Kosovës që këtë miqësi, ta forcojmë edhe më shumë përmes bashkëpunimit ekonomik dhe politik”, ka shkruar Haradinaj.

Ky është postimi i tij i plotë në facebook:

Grupi i miqësisë Parlamentare Kosovë – Mbretëri e Bashkuar është dëshmi e mirë e një partneriteti të vërtetë mes dyja vendeve.

Sot, në kuadër të vizitës zyrtare në Londër pata kënaqësinë që të zhvillojë takim me Martin Vickers udhëheqës i Grupit të Miqësisë, John Grogan, bashkëudhëheqëse i Grupit dhe Ian Paisley, të cilëve u shpreha gatishmërinë e Kosovës që këtë miqësi, ta forcojmë edhe më shumë përmes bashkëpunimit ekonomik dhe politik.

Bisedova gjithashtu edhe për mundësinë që diaspora kosovare të jetë më e përfshirë në jetën politike dhe ekonomike në këtë vend.

Mbretëria e Bashkuar ka dhënë shumë për Kosovën dhe ne jemi përjetë mirënjohës për këtë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale