Haradinaj i pikëlluar pas vdekjes së senatorit Dole

18:22 | 5 Dhjetor 2021

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i pikëlluar pas vdekjes së senatorit Bob Dole.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se Dole mbetet një nga figurat kryesore që idenfitikon rrugën e Kosovës drejt shtetësisë.

“I pikëlluar për humbjen e senatorit Bob Dole. Senatori Dole mbetet një nga figurat kryesore që identifikon rrugën e Kosovës drejt shtetësisë. Ai ishte një nga politikanët e parë që njohu luftën tonë për liri dhe e udhëzoi Kosovën drejt asaj që jemi sot.

Pusho i qetë Bob. Do të na mungosh”, ka shkruar Haradinaj. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara