Kryeministri Ramush Haradinaj ka përsëritur se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile dhe e qetë.
“Të gjithë mekanizmat e rendit dhe sigurisë konfirmojnë që situata e sigurisë në vend është stabile dhe e qetë. Nuk ka asnjë paralajmërim për ndonjë eskalim të situatës në Kosovë” është shprehur Haradinaj.
Kryeministri tha se edhe vizita e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq kaloi e qetë, dhe kjo tregon që Kosova merr përgjegjësitë e saj.
Ai vlerësoi se rasti i vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq është duke u marrë me seriozitet nga institucionet përgjegjëse./Arbresh.info/
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...
Rinumërohen 62% e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, proc...
Malisheva sot përballet me Dynamo Kyiv në miqësore në Turqi
Mbingarkohet emergjenca në Prishtinë